Çavi i kënaqur: Ishim më të mirë se Real Madridi

Skuadra e Barcelonës ka bërë disa nënshkrime të profilit të lartë këtë verë dhe pasi mposhti Real Madridin, do të jetë e vështirë për shumë skuadra të kundërvihen ndaj ekipit nga “Camp Nou”.

“Blaugranët” mposhten Real Madridin me rezultat 1-0 në Las Vegas të dielën në mëngjes me një gol mahnitës nga Rafinja. Në ndeshje, pati debutim edhe për Robert Levandovskin. Duke folur pas ndeshjes, trajneri Çavi Hernandez ishte në humor dhe optimist përpara sezonit të ri.

“Jemi ndjerë mirë. Gjëja më pak e rëndësishme është fitorja, por ne katalunasve na pëlqen ta mposhtim Real Madridin. Pjesa e parë ishte e shkëlqyer, e dyta më pak e mirë. Skuadra duket e mirë fizikisht.Pashë një Barcë të mirë, por ne duhet të jemi më të besueshëm në zonë. Ne ishim më të mirë se Real Madridi. Jam i kënaqur, përtej rezultatit. Arrita ta shijoj edhe në stol. Ne po krijojmë një sasi të madhe eksitimi mes katalunasve. Për ne është një fitore e rëndësishme”, tha mes tjerash trajneri i Barcelonës.

Fjalët e Çavit konfirmohen edhe nga fakti se “El Clasico” nuk luhet, por fitohet dhe këtë e tregoj edhe përleshje mes lojtarëve, edhe pse një ndeshje miqësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu