Ç’cicëruan politikanët turq ndaj kryeministrit italian Draghi

Parlamentarja Dr.Ravza KAVAKCI KAN dhe deputetja në Stamboll për partinë AK u shpreh në profilin e saj në twitter në lidhje me akuzat e Draghit se i dënon fort këto akuza “Z. Draghi! Dënoj fuqishëm akuzat tuaja drejtuara presidentit tëonë, i cili është zgjedhur me dëshirën e plotë të popullit. Këshilloj çdo kënd që dëshiron të dijë më shumë në lidhje me diktaturat t’i rikthehet historisë së vetë”

Ayşe Keşir, Kryetarja e Forumit të Gruas të partisë AKP tha se nëse kryeministri italian është në kërkim të ndonjë diktatori atëherë le ta lexojë mirë historinë e vendit të vetë.

Ndërsa Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu tha “Dënojmë ashpër akuzat e shëmtuara të Draghit karshi presidentit tonë dhe ja kthejmë mbrapsht po të njëjtat.” 

Numan KURTULMUŞ zëvëndës kryetari i partisë AKP gjithashtu dënoi akuzat duke iu drejtuar vetë kryeministrit Mario Draghi: “Z. Draghi, ne nuk jemi diktatorë! Nëse dëshironi të shikoni një diktator atëherë kërkoni në historinë tuaj! Kërkoni për Mussolinin!

Kryetari Asanblesë Parlamentare turke për Këshillin Europian Akif Cagatay Kilic po në twitter u shpreh se:

“Më vjen keq për fjalët që lëshoi nga goja Draghi kundër presidentit tonë. I rikujtoj atij se presidenti ynë e ka merituar pozitën e tij falë dëshirës unanime të vetë popullit turk sipas zgjedhjeve demokratike.” 

Deri më tani nuk ka asnjë cicërim nga kryetarët e dy partive kryesore opozitare Devlet Bahçeli (MHP) dhe nga Kemal Kılıçdaroğlu (CHP). As vetë Erdogani nuk është shprehur ende mirëpo Ministri Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se e ka ftuar ambasadorin italian Massimo Gaiani, në mision në Turqi që nga viti 2019, për “të dhënë hesap” në lidhje me deklaratat në fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu