Çfarё iu pёlqen meshkujve tё vishni nё takimin e parё, pёrgjigjen 4 prej tyre

Takimi i parё, njё makth mё vete.

Ёshtё ajo e keqja e dёshiruar, sepse as ke mundёsi ta shmangёsh,madje e bёn me dёshirё, fundja nuk ёshtё as punё as detyrim. Do dhe e bёn. Edhe pse pёrgatitja tё ngjan si proceduara qё ndjek njё mashkull para se tё paraqitet nё ushtri. Me pak fjalё…tmerr. Tё paktёn dy orё para pasqyrёs, sepse si gjithmonё nuk ke asgjё pёr tё veshuretj.

Ndaj ne pёr t’ju ardhur nё ndihmё, kemi pyetur disa meshkuj, pёr tё kuptuar se çfarё ju pёlqen atyre tё vishni nё takimin e parё. Dhe ja si u pёrgjigjёn:

Buzёkuq: kjo pёrgjigje u dha nga shumё prej tyre dhe vёrteton edhe njё herё qё meshkujt janё vёrtet nё botёn e tyre. Si ёshtё e mundur i dashur tё tё pёlqejё buzёkuqi, ndёrkohё qё nё mendje ke edhe njё puthje pas takimit?

Xhinse pas trupit: e vёrteta ёshtё qё tё pakta janё ato femra qё do tё zgjidhnin xhinse nё takimin e parё. Por, pёrderisa atyte iu pёlqen dhe ju keni trup tё bukur pse mos i vishni?

Fustanin e zi klasik: po, e paskan mёsuar edhe meshkujt sekretin tonё. Fundja ёshtё veshja qё secila qё e quan veten e saj femёr duhet ta ketё nё gardёrobё, tё paktёn nё mё shumё se njё model. Atyre iu pёlqen shumё, tё jeni tё sigurta.

Rrobat e palestrёs: edhe pse duket e çuditshme, kёtё pёrgjigje e dhanё disa meshkuj. Tani varet sesi ti shkon nё palestёr, sepse nёse shkon me pantallona tё shkurtёra dhe bluzё po ashtu tё shkurtёr, sigurisht qё nuk do tё dalёsh ashtu. Por nёse shkon me streçe, njё bluzё pak tё gjatё dhe xhup prej lёkure, sikur rregullohet pak situata.

Meshkuj do tё mbeten meshkuj, s’ke çbёn!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu