Çfarë dimri na pret, si do të jetë moti në nëntor dhe dhjetor, kur do bie borë?

Çështja se çfarë lloj dimri na pret lind në kontekstin e një krize energjetike në të cilën vendet përballen me sfidën e sigurimit të sasive të mjaftueshme të energjisë elektrike, gazit për ngrohje dhe lëndëve tjera ngrohëse, përcjell INA.

Meteorologët parashikojnë një dimër më të butë se mesatarja, dhe ja çfarë do të ndodhë në muajt në vijim, sidomos parashikimet për Maqedoni dhe vendet përreth:

TETORI

Le ta shtyjmë deri në fund këtë javë në të cilën moti do të jetë i zymtë, me vranësira dhe shira, dhe javën e ardhshme do të kthehemi sërish në diell. Të paktën ky është parashikimi që kanë sot sinoptikanët.

Që në fundjavë do të kemi rritje të lehtë të temperaturave dhe mot relativisht më të ngrohtë me temperatura ditore që do të kalojnë 20 gradë.

Nga fillimi i javës së ardhshme do të na rikthehet sërish moti me diell. Praktikisht deri në mesin e javës së punës do të kemi mot me diell dhe si janë gjërat tani do të jenë ditët e fundit me diell për këtë vit. Java e fundit e tetorit do të sjellë temperatura pak më të ulëta dhe mot përgjithësisht më të freskët.

NËNTORI

Nëntori do të nisë me reshje shiu dhe do të jetë një muaj në të cilin do të pasohemi më së shumti me ditë me shi. Ajo do të jetë veçanërisht e theksuar kah mesi i muajit kur nuk do të ketë ditë që nuk do të bjerë shi. Tashmë në gjysmën e dytë të muajit në lugina do të krijohen kushte për reshje bore, ku temperaturat paradite pritet të zbresin nën zero dhe gjatë ditës nuk do të shkojnë në 6-7 gradë.

Temperatura mesatare ditore në muajin nëntor do të jetë rreth 12 gradë dhe ajo e mëngjesit rreth 2 gradë.

DHJETOR

Muaji i fundit i vitit nuk do të jetë aq i ftohtë sa jemi mësuar. Temperaturat në mëngjes do të jenë rregullisht negative, por gjatë ditës nuk pritet të zbresin nën 5 gradë.

Pritet mot i ndryshueshëm në të cilin do të ketë reshje shiu por jo më të rënda bore. Ka mundësi që në dy javët e fundit të muajit të bjerë borë, por duke qenë se temperaturat ditore do të shkonin deri në 7 gradë, nuk duhet të pritet mbulesë bore.

Gjatë muajit dhjetor, sipas parashikimeve aktuale afatgjata, temperatura më e ulët pritet të mos zbresë nën minus 5 dhe temperatura maksimale të mos kalojë 8 gradë.

Temperatura mesatare ditore duhet të jetë rreth 5 gradë dhe temperatura mesatare e mëngjesit rreth minus 2./REPUBLIKA.MK


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu