Çfarë është helmimi nga dielli dhe si të ruheni

Një ditë e kaluar në plazh mund të jetë e mrekullueshme derisa dikush nga familja të kthehet në shtëpi me një lëkurë të kuqe e të rrjepur.

Ju mund të përjetoni një djegie të rëndë nga dielli vetëm pas një ekspozimi fare të shkurtër, ndaj duhet të tregoni sa më shumë kujdes. Por përveç djegies nga dielli ekziston edhe një tjetër problem nga i cili duhet të kini kujdes.

Helmimi nga dielli: Megjithëse dhimbja që shkakton është e njejtë me djegien, helmimi nga dielli është një reagim alergjik që shkakton acarim dhe flluska në lëkurë. Simptomat që shoqërojnë helmimin nga dielli mund të jenë edhe ethet, marrje mendsh dhe dhimbje të “padurueshme”.

Cili është trajtimi më i mirë për helmimin nga dielli? Ka prova që tregojnë se aspirinat apo kremrat që mund të blihen edhe pa rekomandimin e mjekut, të cilat kanë përmbajtje kortizoni mund të jenë mjete shumë të mira për të qetësuar dhimbjen e shkaktuar nga helmimi nga dielli. Por nëse alergjia është shumë e rëndë e ndiheni të lodhura, apo keni edhe marrje mendsh duhet te shkoni sa më herët tek një mjek dermatolog për një ekzaminim më të hollësishëm të problemit. Nëse dhimbja është e durueshme dhe nuk keni simptoma të tjera, kompresat me ujë apo me qumësht të ftohtë janë mëse të mjaftueshme për të rihidratuar lëkurën tuaj.

Si mund ta parandalojmë helmimin nga dielli? Për të parandaluar helmimin nga dielli duhet të përdorni krem mbrojtës me spektër të gjerë veprimi ose më mirë akoma të përdorni kremra të cilët përmbajnë më shumë se 6% oksid zinku ose dioksid titani të cilët ofrojnë mbrojtje maksimale pa shkaktuar alergji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu