Çfarë fshihet brenda piramidave të lashta Maja?

Fiset e lashta Maja ndërtuan qindra piramida në të gjithë Mesoamerikën, rreth vitit 1000 para Krishtit deri në vitin 1500 pas Krishtit, duke vendosur një shumëllojshmëri objektesh brenda tyre.

Por çfarë vendosën saktësisht brenda tyre?

Rezulton se, si piramidat e Egjiptit të lashtë, ato të ndërtuara nga fisi maja përmbanin thesare dhe varre të të pasurish. Por ato gjithashtu shpesh përmbanin diçka më të çuditshme – piramida më të vogla brenda atyre më të mëdha, thanë ekspertët për Live Science.

Për shembull, piramida e “El Castillo”, në vendin e Chichen Itza në Gadishullin Jukatan, përmban një piramidë brenda një piramide e kështu me radhë.

“Banorët e lashtë të Gadishullit Jukatan, kur arritën në një vend të banuar dhe të braktisur më parë, nuk i shkatërruan strukturat e vjetra,” tha për Live Science Andres Tejero-Andrade, një profesor në Universitetin Kombëtar të Meksikës (UNAM) i cili ka studiuar dhe shkruar për El Castille.

“Përkundrazi u ndërtua një e re mbi të pranishmit, e kështu me radhë,” tha ai, duke vënë në dukje se kjo është arsyeja pse El Castillo ka këtë strukturë kukulla tradicionale ruse.

Espino vuri në dukje se ndërtimi i një piramide në majë të një piramide tjetër “ishte një praktikë e zakonshme në kohët parahispanike para mbërritjes së spanjollëve” dhe se strukturat kryesore në vendbanimet që ishin të banuara për një kohë të gjatë zakonisht kanë disa fazat konstruktive, raporton abcnews.al.

Megjithatë, piramida të tilla nuk janë gjërat më të zakonshme që arkeologët kanë gjetur në piramidat Maja. Ndërsa disa tempuj Maja përdoreshin për ritual, të tjerët shërbenin si varre për sundimtarët ose individë të tjerë elitarë.

Këto varre përmbanin objekte të tilla si maskat për të ndjerin, rruaza nefriti, dhe gjemba, të cilat ishin një symbol i vetëflijimit për fiset maja të lashta, sipas librit të Michael Coe, në 2011.

Gjembat nënkuptonin vetëflijimin, sepse ndonjëherë ato vendoseshin “përmes veshëve, faqeve, buzëve, gjuhës dhe penisit, gjaku që shpërndahej në letër përdorej për të lyer idhujt”, shkroi Coe në librin e tij.

Piramidat Maya përmbanin shumë objekte të tjera të jashtëzakonshme. Për shembull, një piramidë në vendin e San Bartolo, në Guatemalën veriore, përmban një fragment të atij që mund të jetë kalendari më i hershëm Maya i gjetur ndonjëherë, që daton më shumë se 2200 vite më parë.

Një piramidë në Copan, në Honduras, ka një mbishkrim masiv që përmban më shumë se 2000 glife Maja të gdhendura në shkallët e saj. Mbishkrimi tregon historinë e sundimtarëve të Copanit, sipas një raporti.

Majat përdorën një sistem shkrimi që quhet “hieroglifet maja”. Ky sistem shkrimi ka glife që përfaqësojnë tinguj që formojnë fjalë që studiuesit mund t’i lexojnë dhe përkthejnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu