Çfarë fshihet pas mega-aferës së Portit të Durrësit? Si u bë Rama peng i Vuçiqit kundër interesave të Kosovës

Për një lidhje të ngushtë miqësore që po vazhdojnë ta kenë kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiq, tash e një kohë jemi në dijeni. Mirëpo, si duket marrëveshjet e tyre të fshehta janë pjesë e kësaj “miqësisë”.

Së fundi, ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në fjalën e tij në Kuvend ditë më parë, ka komentuar marrëveshjen e Portit të Durrësit, e cila solli mjaft debate mes qeverisë dhe opozitës.

Berisha tha se Porti i Durrësit është një mega aferë korruptive në shërbim të interesave strategjike të Serbisë.

“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit. Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi.“, ka thënë Berisha.

Raportet e ngushta Rama-Vuçiq, shpeshherë dalin kundër intersave të Kosovës.

Si duket është pikërisht ky projekt korruptiv, që e ka detyruar Ramën të kthehet në një peng të Vuçiqit, dhe të mos i mbrojë interesat e Kosovës.

Shahu: Nuk është ky rast pune e borgjezisë kombëtare por e tregtarëve dhe tregtarët e bëjnë tregtinë si në Kinë, Rusi a Serbi

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Rexhep Shahu.

Ai u shpreh se nuk është interesi kombëtar që dominon në këtë rast, por interesa biznesi të huaj në bashkëpunim me biznese vendase e politikanë.

“Se çfarë fshihet pas aferës së Portit shumë saktë nuk e di, por besoj se nuk është interesi kombëtar që dominon në këtë rast, por janë interesa biznesi të huaj në bashkëpunim me biznese vendase e politikanë. Nuk është ky rast pune e borgjezisë kombëtare por e tregtarëve dhe tregtarët e bëjnë tregtinë si në Kinë, Rusi a Serbi dhe nuk kanë hallin e interesave kombëtare në radhë të parë”, u shpreh ai.

Analisti më tej, thotë që duhet të ketë reagime të mëdha nga të gjitha politikanët që të jenë kundër këtyre aferave.

“Në raste të tilla aferash e koncensionesh apo marreveshjesh të dyshimta minimalja, nuk mjafton reagimi i një apo dhjetë politikanëve, do duhej të reagonin gjithë shtetasit”, tha analisti Shahu për “Bota sot”.

Mehmeti: Një drejtësi e pavarur në të ardhmën do e dërgoj prapa hekurave Ramën për tradhëti ndaj kombit

Ndërsa, analisti politik tjetër, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se është më se e qartë se të përfshirë në këtë projekt mega korruptiv janë Rama dhe Vuçiqi me oligarkët e tyre serbo-shqiptar.

Natyrisht se në Port janë miliarda euro në pyetje me kompantikë serbe sponzorisuese të Vuçiqit. Është më se e qartë se të përfshirë në këtë projekt mega korruptiv janë Rama dhe Vuçiqi me oligarkët e tyre serbo-shqiptar, mbështetës të Vuçiqit dhe Ramës. Andaj, Rama është peng i Vuciqut dhe i detyruar të zbatojë të gjitha urdhërat e tij”, thotë analisti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu