Çfarë fundi për BDI-në: Nga 14 mijë, mbetet me 300 njerëz në Kumanovë!

Kudo që shkel Ali Ahmeti dhe BDI-ja, aq më shumë binden për humbjen që i pret në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Pasqyrë më e mirë është tubimi i sotshëm në Kumanovë, ku janë prezent më pak se 300 persona! Ky tubim reflekton më së miri se BDI është në rënie të lirë në të gjitha zonat që i fitoi në zgjedhjet e vitit 2014. Sa për ilustrim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, në Kumanovë dhe Likovë BDI-ja ka marrë plot 14 mijë vota. Përfundimi me 300 persona në tubimin qëndror për Kumanovën dhe rrethinën dëshmon se BDI do ta ketë të vështirë të nxjerrë 1 deputet në njësinë e dytë zgjedhore. Kujtojmë se disa javë më parë, Ali Ahmeti u prit me gurë në Kumanovë, nga qytetarët e revoltuar të cilët e akuzojnë për skenarin e Lagjes së Trimave dhe për vrasjen e Komandant Shqiponjës.

15357055_206182433122475_993226614_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu