Çfarë funksioni dhe çfarë kompetenca ka kryetari i PDK-së?

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konventën e Përgjithshme më 3 korrik ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i këtij subjekti politik, ndonëse ende asnjë anëtar i PDK-së nuk e ka bërë publike kandidaturën.

Por, çfarë funksioni kryen kryetari i partisë në PDK?

Kryetari i PDK-së thuhet se përfaqëson unitetin e të gjithë anëtarëve të PDK’së, e gjithashtu se zgjidhet nga Konventa e Përgjithshme e PDK-së me votim të fshehtë. Nëse për Kryetar të Partisë ka vetëm një kandidat, Konventa mund te vendosë që votimi të bëhet me ngritje dore.

Sa i përket kriteteve për kandidatët, ato i miraton Kryesia e PDK’së me akt të veçantë 30 ditë kalendarike para Konventës.

Kandidaturat mund të paraqiten deri 5 ditë para mbajtjes së Konventës dhe duhet t’i paraqiten Kryesisë Qendrore së bashku me nënshkrimet e 50 delegatëve.

Mandati i kryetarit zgjat 4 vite, ndërsa ky i raporton Konventës së Përgjithshme për punën e tij. Për nevoja të realizimit të detyrave të Kryetarit të partisë, ai mund të themelojë kabinetin e tij. Në rast mungese, apo pamundësie tjetër që Kryetari të ushtrojë detyrën, atë e zëvendëson njeri nga nënkryetarët.

Në anën tjetër, kryetari ka këto kompetenca:

Përfaqëson PDK-në në organe vendore.

Përfaqëson PDK-në në organe dhe organizma ndërkombëtarë.

Udhëheq punën e organeve të PDK-së.

Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues.

Propozon nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm të PDK-së dhe sekretaret.

Propozon komisione dhe trupa punues për lëmenj të ndryshëm.

Propozon përbërjen e delegacioneve të PDK-së për takime brenda dhe jashtë vendit.

Së bashku me Kryesinë jep propozimin përfundimtar për listën e kandidatëve të PDK-së në Zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Së bashku me Kryesinë jep propozimin përfundimtar për listën e kandidatëve për ministra nga radhët e PDK-së.

10. Së bashku me Kryesinë, me akt të veçantë, propozon përjashtimin nga PDK e të gjithë atyre që veprojnë në kundërshtim me politikat e PDK-së dhe nuk i përmbahen disiplinës partiake.

11. Propozon anëtarët e Kryesisë.

12. Në dakordësim me Kryesinë dhe Këshillin Drejtues vendos të hyjë në koalicion para ose pas zgjedhor,

13. Kryen punë të tjera, të parapara me Statut dhe rregullore.

14. Kryeson Asamblenë Kombëtare (AK).

Dy emrat më të përfolur për të marrë udhëheqjen e PDK’së janë Enver Hoxhaj i cili ishte deri para 3 ditësh U.d i kryetarit të PDK-së dhe gjithashtu Memli Krasniqi i cili është aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, dy emrat e tjerë, ai i Uran Ismailit dhe i Vlora Çitakut po përmenden se do të jenë në Kryesinë e ngushtë të PDK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu