Çfarë ka në mend? Vucic: E mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Alexander Vucic ka deklaruar se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. “Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vucic mbrëmë në TV Happy.

Ai këtë deklarim e bëri duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai e mbështet ose jo liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vucic tha gjithashtu se ‘njëri prej tyre’ i tha atij se e di pse Serbia ishte pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ai replikoi se kjo ndodh për shkak të ‘integrimit europian’ të tyre.

Ndërkohë, pavarësisht që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ende një vendim i tillë nuk ka ardhur nga Bashkimi Europian dhe kjo si pasojë e pesë vendeve mos-njohëse të BE’së.

Në anën tjetër, të gjitha këto vende që nuk e njohin Kosovën – arsyen kryesore e kanë konfliktin e hapur dhe të pambyllur midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa deklarata e Vucic është e para nga Beogradi zyrtar në përkrahje të liberalizimit të vizave.

Se çfarë ka në mend Vucic me këtë deklaratë, nuk dihet – por mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas kësaj deklarate të Vucic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu