Çfarë ndodhi mes Putinit dhe aleatit të tij në luftë? Lukashenko habit me lëvizjen e tij të fundit ndaj Ukrainës

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka uruar në mënyrë të habitshme popullin ukrainas për Ditën e Pavarësisë.

Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e saj dhe ka lejuar trupat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj.

“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta e të fqinjësisë së mirë mes popujve të dy vendeve”, tha Lukashenko.

Ai shtoi se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për “ruajtjen e marrëveshjes, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”.

Udhëheqësi bjellorus u uron gjithashtu ukrainasve “një qiell të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu