Çfarë po ndodh me Hillary Clinton? (VIDEO)

Hillary Clinton, 70 vjeçe, para vetëm pesë muajve e kishte thyer gishtin e këmbës në një hotel në Londër, dhe tani “për një fije” shpëtoi nga skena e njëjtë gjatë një vizite në Indi, ku e ka promovuar librin e saj të ri “Çfarë ndodhi” (What Happened).

Ish-zonja e parë e SHBA-së dhe kandidatja demokrate në zgjedhjet e kaluara presidenciale të hënën rrëshqiti nëpër shkallë të gurit të pallatit Jahaj Mahall në qytetin indian Mandu, dhe prej rrëzimit të pakëndshëm, madje dy herë, e shpëtuan truprojat të cilët, secili nga njëra anë, gjatë tërë kohës e mbanin fort.

Natyrisht, gjithë këto i kanë xhiruar kamerat, ndërsa video brenda natës u bë hit ‘viral’.

Edhe vetë Hillary, pas rrëshqitjes së dytë e kuptoi se “nuk ishte më shaka” prandaj i zbathi sandalet dhe vazhdoi të ecë e zbathur, transmeton Insajderi.com.

Për rrëzimin në hotelin londinez në tetor të vitit 2017, Clinton i fajësonte taket e larta, por këtë nuk e kishte për herë të parë!

Derisa në tetor të vitit 2016 hipte në aeroplan i cili fluturonte nga Winston Salem në Karolinë Veriore, e kishte humbur drejtpeshimin, dhe kjo gjë e njëjtë ka ndodhur edhe tetë muaj më herët në North Charleston në Karolinën Jugore, derisa i vizitonte ish të burgosurit dhe varësit nga drogat, morri në thua gjithashtu nëpër shkallë.
Hillary ishte rrëzuar edhe në shtëpinë e vet në Uashington në vitin 2013, atëherë kishte fituar edhe tronditje në tru.

Të mos harrojmë edhe rrëzimin e saj në vitin 2011, përsëri duke hipur në aeroplan, atëherë ishte duke udhëtuar në Jemen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu