Sergio Ramos është pa dyshim një nga mbrojtësit më të mirë Botë. Por kapiteni i Realit nuk i ka aspak mirë mardhenjet me financat. Edhe pse përfiton 12 milion euro në sezon, për të me sa duket nuk mjaftojnë.
Është gazetarja Ruben Canizares, e cila përmes një emsioni tregoi problemet financiare të Ramos.
Sipas Canizares, kapitenit të Real Madridit mund t’i bllokohen paratë në llogaritë e tij, për mosshlyerjen e këstit të një kredie të madhe që ka marrë për të blerë një tokë jashtë Madridit.
Qëllimi i të fejuarit të Pilar Rubios ishte të përfshihej në biznesin e ndërtimit, por që rezultoi një dështim.
Për shkak të disa problemeve me bashkinë, Ramos dhe kompania e tij nuk mund të fillojnë të ndërtojnë dhe për rrjedhojë nuk mund të shesin asnjë shtëpi.
Dhe kur erdhi koha për të bërë pagesën e parë të kredisë, vjeshtën e kaluar, nuk kishte para. /albeu.com/










