Çfarë po ndodhë në policinë e Gostivarit, pothuajse gjitha pozitat udhëheqëse në duart e LSDM-së, heshtin BDI dhe ASH

Situata në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është alarmante. Burime të portalit tonë brenda policisë, tregojnë se shqiptarët janë shumë të diskriminuar në pozitat udhëheqëse që nga ardhja e BDI-së dhe LSDM-së në pushtet, edhe pse siç dihet mbi 80% e popullatës që jetojnë në Gostivar janë shqiptarë.

Sipas burimeve tona edhe punësimet dhe avancimet që kanë ndodhur në periudhën e fundit janë kryesisht të komunitetit maqedonas. Ata ankohen se janë lënë pas dore nga BDI-ja dhe ASH-ja e cila udhëheq me komunën e Gostivarit

Më poshtë mund të shihni edhe pozitat që i kanë njerëz të LSDM-së në policinë e Gostivarit:

Kryeshefi i Krim-Policisë është i komunitetit maqedon
Komandanti i Policisë në Komunikacion
Komandat i Policisë për Mavrovë
Kryeshefi për punë administrative
Kryeshefi për Kundërvajtje
Kryeshefi i sektorit për të huaj
Shefi i krimit ekonomik
Shefi i krimit për drogë dhe armë
3 udhëheqës të ndërrimeve
4 udhëheqës në Policinë e uniformuar
Shefi i agjensionit për zbulim


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu