Masë disiplinore e cila sipas gjitha gjasave do të zbatohet në gjobë prej 15 deri në 20 % nga paga në afat prej gjashtë muajsh, por jo edhe shkarkim, është opsioni të cilin po e bisedojnë shefat e sekretares së kryeshefit të policisë së uniformuar në SPB Manastir, Marija Ristovska-Kaleshkovska e cila në dasmën e saj, menjëherë pas punësimin, me një pushkë ka gjuajtur disa plumba në ajër.
“Me urdhër të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë është nisur një procedurë disiplinore e cila ende është duke zgjatur. Kolegia Ristovska-Kaleshkovska në mënyrë të rregullt vjen në punë dhe po i kryen detyrat që po i jepen”, theksoi zëdhënësja e policisë së Manastirit, Sanja Stamatova.
Gruaja e njohur nga Manastiri, ashtu si me 19 qershor deklaruan nga LSDM-ja e Manastirit, para një kohe ka marr edhe vendimin për punë në SPB Manastir, menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme ekonomike.