Çfarë u tha në takimet e zyrtarëve të lartë të Kosovës me ata të Shqipërisë

Kosova ka nevojë për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirës në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, raporton KTV.

Kështu tha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Meta tha se Shqipëria po ndjek nga afër këtë proces dhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fazat.

Kadri Veseli, gjatë ditës u takuan edhe me homologun e tij nga Shqipëria, Gramoz Ruci. Ai tha se në dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të jenë bashkë pushteti dhe opozita.

Ndërsa, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të jenë unike në fazën finale në dialogun Kosovë-Serbi.

Veseli gjatë ditës në Shqipëri u takua edhe me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu