Champions League mbetet pa asnjë ekip shqiptar, eleminohet edhe ekipi i fundit që kishte mbetur

Asnjë skuadër shqiptare nuk do të luaj në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Pas eliminimit të Shkëndijës dhe Feronikelit sot është eliminuar edhe Partizani.

Skuadra nga Tirana u mposht me rezultat 2-0 nga skuadra azere, Qarabag.

Pas rezultatit 0-0 në ndeshjen e parë, shqiptarët ishin me shpresë se mund të kualifikoheshin në rundin tjetër pavarësisht se kanë pasur një kundërshtar të fortë dhe me përvoj.

Partizani garat do t’i vazhdoj në rundin e tretë kualifikues të Europa League.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu