Champions, PSG, Real, City e Juve zbresin në fushën e lojës, vëmendja te Chelsea-Milan

Champions League mbrëmjen e djeshme dhuroi emocione të forta me sfidat e saj, ndërsa nuk munguan edhe surprizat. Edhe dita e sotme po ashtu ka rezervuar përballjet të luftuara dhe tepër të rëndësishme për fatet e skuadrave në këtë kompeticion.

Ekipe si PSG, Real Madrid, Manchester City, Milan, Chelsea apo Juventus do të zbresin në fushën e lojës për të bërë të mundur fitoren.

Plot 8 takime janë programuar të luhen, teksa dy prej tyre do të nisin që në orën 18:45, ndërsa sfidat e tjera në orën 21:00.

Me interes të madh pritet përballja mes Chelsea dhe Milan, takim që do të luhet në “Stamford Bridge”. Si blutë ashtu edhe kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren. Të besuarit e Piolit dëshirojnë të mbajnë vendin e parë në grupin E, ndërkohë nga krahu tjetër Potter me të tijnë duan fitoren e parë në fazën e grupeve.

Ja përballjet e ditës së sotme:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu