Charlie Hebdo tallet edhe me djegien e Notrë Damit, ja karikatura që ka bërë (FOTO)

Pas kopertinës për rënien e urës Morandi në Xhenova të Italisë muaj më parë, tërmetit në jug të Italisë dhe shumë tragjedive të tjera, revista satirike franceze Charlie Hebdo rikthehet me tragjedinë e djeshme, atë të djegies së katedrales Notrë Damë.

Një karikaturë me sfond të kuq, e firmosur Riss, tregon kryeministrin e Francës Emeanuel Macron me dy kullat në flake në vend të flokëve, një buzëqeshje ironike me mbishkrimin “Je commence par la charpente”, “ fillimi i strukturës së karpentierisë .

Mbishkrimi makabër i referohet çështjeve të reformave, pikërisht për atë që duhet të fliste dje Makron para popullit francez, fjalim që u anulua për shkak të zjarrit. Nga ana tjetër vet Makron ka bërë të ditur se katedralja do të restaurohet shumë shpejt.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu