Tahiri: Situata është alarmante, të funksionalizohet Kuvendi

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se situata aktuale politike është alarmante.

Ai tha se po krijohet situatë anarkie në vend, teksa potencoi se PDK i është drejtuar me shkresë zyrtare kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari për vazhdimin e seancë konstituive.

“Ne jemi bashkë me deputetë të PDK-së dhe Aleancës për të bërë punën tonë, ne mandatin na e ka dhënë populli dhe jo Kurti, andaj që me qëllimin që me mbrojtë kushtetutshmërinë, deputetët e PDK-së i janë drejtuar me shkresë zyrtare kryesuesit të seancës z.Dehari në mënyrë që të vazhdohet në Kuvend seanca dhe të funksionalizohet institucioni më i lartë i vendit.

Përkundër kërkesës sonë nuk është thirrë vazhdimi i seancës andaj kemi ardhur këtu ku e kemi mandatin. Tash është kriju si shembull që realisht nëse ‘organizata baliteske’ nuk e respekton Kushtetutën atëherë pse një biznes privat atje duhet me pagu tatimin, ky po e shkel Kushtetutën, pse ai mos me shkel ligjin? Pra është më shumë se alarmante më shumë se shqetësuese”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu