Chelsea e njofton Milanin se Hakim Ziyech është në shitje

Sky Sport Italia raporton se Chelsea e ka vendosur zyrtarisht Hakim Ziyech në treg dhe Milani do të tentojë ta marr në huazim me opsion për ta blerë.

Marokeni nuk është pjesë e planeve të Thomas Tuchel, veçanërisht pasi Raheem Sterling është pranë bashkimit me klubin londinez.

Sipas Sky Sport, Blutë kanë informuar sot Milanin se ish-lojtari i Ajax është në dispozicion.

Kuqezinjtë duan të forcojnë opsionin e Stefano Piolit në sulm dhe 29-vjeçari është një nga objektivat e tyre kryesore së bashku me Charles De Ketelaere të Club Brugge.

Ziyech mund të largohet nga Londra në huazim me opsion për të blerë dhe Milani mund të investojë rreth 25-27 milionë euro për ta nënshkruar me të.

Nga ana tjetër, De Ketelaere do të kushtonte më shumë se Ziyech, por ka kërkesa më të ulëta për pagë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu