Chelsea gati të “shkund” xhepat tek Juventus

Ekipi anglez Chelsea, është gati të shpenzojë rreth 100 milion euro për sulmuesin e ”zonjës së vjetër”.

Sipas “Calciomerkato”, Thomas Tuchel është një admirues i madh i italianit Chiesa dhe i ka kërkuar klubit të provojë transferimin e tij. Chiesa spikati në Euro 2020 dhe ra në sy të shumë klubeve të mëdha. Tuchel e pëlqen shumë djaloshin për aftësitë e tij që ka në fushën e lojës.

Chiesa është një lojtar me eksplozivitet të madh, shpejtësi, teknikëe dhe “dinakëri”. Italiani ka luajtur këtë sezon 15 ndeshje ku ka shënuar tre herë dhe ka asistuar gjithashtu tre herë.

Pas tij është dhe Bayern Munich por anglezët janë gati të bëjnë një ofertë të parefuzueshme nga italianët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu