Chelsea i ofron Barcelonës dy lojtarë dhe 60 milionë euro për De Jongun

Klubi anglez, Chelsea thuhet se do të hyjë furishëm në lotarinë për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, këtë verë. Mesfushori holandez ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga Barcelona.

Gjigantët katalanas janë të etur për të shitur de Jong, pasi ai është me pagë të lartë dhe jo domosdoshmërisht zgjedhja e parë në mesfushë sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës Sport, Manchester United ka zhvilluar bisedime me Barçën për de Jong dhe thuhet se kanë edhe një marrëveshje.

Megjithatë, burimi vazhdon duke thënë se Chelsea tani ka hyrë në garë për De Jongun.

Blutë janë të gatshëm të ofrojnë mbrojtësit Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso në shkëmbim të pjesshëm.

Chelsea gjithashtu pritet të ofrojë 51 milionë funte apo 60 milionë euro përveç këtyre dy lojtarëve, duke arritur te shifra e kërkuar prej 80 milionëve. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu