Chelsea nuk i rinovon kontratën, veterani mbyll aventurën me ‘blutë’

Diçka e tillë ishte folur prej kohësh, ndërsa tani është gjithçka zyrtare. Chelsea nuk i ka ofruar një rinovim kontrate dhe mbrojtësi do të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Gary Cahill nuk do të jetë më një lojtar i Chelsea. 33-vjeçari do të largohet pas 7 sezoneve e gjysmë në “Stamford Bridge”.

Gjatë këtyre viteve, qendërmbrojtësi fitoi dy tituj kampionë, dy FA Cup, një Champions Ligë dhe dy Europa Ligë. Dëmtimet e shumta e kanë lodhur, ndërsa Sarri i dhuroi shumë pak minuta në sezonin e fundit.

Italiani pritet të largohet drejt Juventusit, ndërsa drejtuesit e klubit vendosën të mos i ofronin një kontratë të re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu