Chiellini drejt transferimit në MLS, drejtuesit e klubit amerikan arrijnë në Itali

Giorgio Chiellini ka vendosur të largohet nga Juventusi pas 17 viteve qëndrim te Zonja e Vjetër. Qendërmbrojtësi amerikan tanimë është përshëndetur me tifozët bardhezi dhe ndeshja e mbrëmshme ndaj Fiorentinës ka qenë e fundit për të me fanellën e Juves.

37-vjeçari do të vazhdoj të jetë ende pjesë e futbollit aktiv dhe karrierën pritet ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS.

Skuadra amerikane Los Angeles FC është favorite për të nënshkruar me qendërmbrojtësin italian dhe tanimë drejtuesit e klubit kanë arritur në Itali.

Gjatë orëve të ardhshme agjenti i lojtarit, Davide Lippi do të takohet me drejtuesit amerikan për ta mbyllur marrëveshjen.

Los Angeles FC është gati t’i ofrojë kontratë dy vjeçare Chiellinit me një pagë vjetore prej mbi katër milionë euro në sezon.

Gjithsesi edhe skuadrat tjera nga MLS si Toronto, New York City e New York Red Bulls kanë shprehur interesim për veteranin italian. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu