Cilat ushqime mbrojnë nga kanceri me vdekjeprurës në botë?

Roli i dietes ne kancerin e mushkrive

Te dhenat kyce

Duhanpirja eshte faktori kryesor i riskut dhe vendimtar ne shfaqjen e kancerit te mushkrive.

Duhanpiresit kane zakone ushqimore me te varfra krahasuar me jo duhanpiresit, ky fakt e veshtireson vleresimin e rolit te ushqimit dhe dietes ne rrezikun e kancerit te mushkrive.

Konsumi i larte i frutave dhe me pas i perimeve, lidhen me ulje te rrezikut te kancerit te mushkrive.

Faktore te tjere qe mund te lidhen me rritje te rrezikut per shfaqjen e kancerit te mushkerive, per te cilet te dhenat jane me pak te forta, jane konsumi i mishit te kuq dhe nenprodukte te tij si sallamet dhe proshutat, yndyra totale, dhe pesha e ulet trupore.

Te dhenat mbi kancerin e mushkrive

Ky lloj kanceri eshte ai qe vret me shume nga te gjithe llojet e tjere ne bote, duke numeruar 18% te gjithe vdekjeve nga semundjet tumorale. Prevalenca e larte e kesaj semundje lidhet me duhanpirjen. Pervec duhanit, jane identifikuar edhe faktore te tjere risku, si inhalacioni i tymit te drurit te djegur apo qymyrit, avujve te skuqjes se vajrave ne kuzhine, smogut te makinave, asbestit, etj. Ne dekadat e fundit, roli i dietes ka perbere interes shkencor te vecante duke rezultuar ne nje trup te konsiderueshem evidencash mbi ushqimin dhe kancerin e mushkrive.

Frutat rezultojne aleati me i forte

Konsumi i larte i frutave duket te kete efektin me te rendesishem ne parandalimin e kancerit te mushkrive. Nje nga studimet kryesore – “Shangai Men’s Health Study”, gjeti nje ulje te riskut me 25% ne personat qe konsumonin me shume fruta ne dite.

Nder frutat me force me te larte mbrojtese renditen frutat e pyllit, sheget, shalqiu, mollet dhe agrumet.

Brokoli – mbreti i perimeve

Konsumi i mjaftueshem i perimeve lidhet gjithashtu me ulje te riskut te kancerit te mushkrive, por kjo lidhje eshte me e dobet krahasuar me frutat, dhe ne disa studime nuk rezulton statistikisht e rendesishme. Gjithsesi, kur behet fjale per perimet e familjes se kryqezoreve, si brokoli, lakra, lulelakra, lakra e Brukselit dhe lakra “kale”, rezultatet jane me te forta dhe te qendrueshme. Ky ndikim mbrojtes i ketyre perimeve te cmuara, eshte ruajtur akoma edhe ne duhanpires. Perberesit “magjik” ne kete rast mendohet te jene “isothiocyanate-t” – fitokimikate me veprimtari te dukshme antitumorale qe gjenden me shumice te kjo familje zarzavatesh.

Duhanpirja ndryshon rolin e ushqimit?

Cuditerisht, disa perberes ushqimor si psh. vitamina B6 apo vitamina D luajne rol te ndryshem ne varesi te duhanpirjes. Vitamina B6 duket te jete shume protektive kunder kancerit te mushkrive, ne persona qe pine duhan ndersa nuk duket te kete rol ne jo duhanpires. Vitamina D ndikon pozitivisht ne persona jo duhanpires por aspak ne persona duhanpires.

Mishi i kuq – nje rrezik i mundshem

Konsumi i mishit te kuq eshte lidhur me rritje te rrezikut te kancerit te mushkrive ne disa studime, sidomos i nenprodukteve qe perftohen nga perpunimi i tij. Nuk eshte e qarte nese eshte vete mishi i kuq fajtor apo menyra e gatimit te tij. Gjithsesi, jo te gjitha studimet kane konstatuar lidhje te rendesishme. Deri sa te arrihen te dhena me te qarta, rekomandohet konsum i kujdesshem i mishit te kuq.

Forca mbrojtese vjen nga ushqimet, jo nga suplementet

Studime te shumta kane treguar se karrotenoidet – substanca antioksiduese qe gjenden te karrotat, spinaqi, e verdha e vezes dhe kungulli i verdhe, luajne nje rol mjaft protektiv kunder kancerit te mushkrive. Por, kur u studiua ndikimi i beta-karrotenit, i marre ne forme suplementi, u desh te nderpritej studimi menjehere, pasi u verejt nje rritje e frikshme e rasteve te kancerit te mushkrive ne personat qe konsumonin suplementin, krahasuar me personat qe merrnin placebo. Me pas, pasuan edhe studime te tjera qe treguan lidhje te ndjeshme te rrezikut te kancerit te mushkrive nga marrja e beta karrotenit ne forme suplementi. Keto fakte perforcojne logjiken se nje lende ushqyese e nje ushqimi bashkevepron me lende te tjera qe gjenden natyrshem ne ate ushqim dhe eshte e veshtire te ndahet roli i tij apo te perftohet i njejti rezultat kur merret i vecuar ne forme suplementi. Ne rastin konkret, lenda ushqyese kthehet ne te demshme kur merret i vecuar dhe i perqendruar.

Ushqimet qe mbrojne nga kanceri i mushkrive

Te dhena te mundshme

Frutat ne pergjithesi, vecanerisht: sheget, boronicat, mjedrat, luleshtrydhet, shalqinjte, agrumet -qitro, pjepri, hidet, thanat.

Perimet kryqezore: brokoli, lakar, lulelakra, lakra kale

Perimet e pasura ne karrotenoide: kungulli i verdhe, karrotat, patatja e embel, pjepri, spinaqi, rukola, pazite.

Te dhena te limituara

Arrat e Brazilit

Peshqit e kalter

Kerpudhat (ne vecanti shitake dhe reishi)

Ushqime te pasura ne “quercitin”: mollet, specat, domatet, qepet e kuqe, kaperi, kakao, caji jeshi, fasulet, sherebela.

Ushqime te pasura ne fitokimikate: turmerik, domate, soja, fara luledielli dhe susami, fara lini dhe vaj lini, arra.

Ushqime te pasura ne luteolin: rozmarine, rigon, selino, vaj ulliri, timus dhe nenexhik.

Keshilla thelbesore

Nese jeni duhanpires, nderpriteni. Nese s’mundeni rrallojeni dhe ulni perqendrimin e nikotines.

Evitoni duhanpirjen pasive

Sigurohuni qe uji qe pini nuk permban arsenik

Konsumoni diete te pasur ne fruta – perime dhe erza protektive

Evitoni marrjen e suplementeve me beta – karroten

Rrisni aktivitetin fizik pasi mund te ule rrezikun e kancerit te mushkrive ndjeshem

Merrni keto masa edhe me seriozisht nese keni te aferm qe eshte prekur nga kanceri i mushkrive, pasi semundja eshte deri diku e trashegueshme.

Shembull ushqimi per persona te predispozuar apo te prekur nga kanceri i mushkrive

Mengjes

Leng i shtrydhur nga: 2 molle, 1 tufe spinaq, 1 tufe rukola, 1 tufe rozmarine

1 omelete me: 1-2 veze fshati, tershere te zier, pak brokoli, ½ spec te kuq te grire, pak gjize pa kripe

1 kivi, 1 portokall

Paradite

1 leng shege

Disa arra (te reja), ose bajame, ose 2 arra Brazili

2 feta buke misri me djathe dhie te njome, qepe te njome, rigon dhe vaj ulliri

Dreke

1 sallate me brokoli, lulelaker dhe karrote te ziera ne avull, te shoqeruara me pak qepe te kuqe te pagatuar

200gr gjoks pule te rritur ne natyre te marinuar me timus dhe rigon

1-2 kupa pure kungulli te verdhe ose patate te embel

2 feta buke thekre

Pasdite

1 caj jeshil me limon dhe pak turmerik

1 fete buke thekre me 1 kupe kos me hudhra, koper, vaj ulliri

Darke

Sallate me laker te kuqe, laker te bardhe, karrote, panxhar “crudo” te grire imet, majdanoz, selino, vaj ulliri dhe leng limoni

Kerpudha te pjekura me rozmarine

1 supe me qiqra, geshtenja, sherebele, rozmarine, hudhra dhe vere te bardhe

1 leng si i mengjesit

Kujdes: ky regjim eshte vetem nje shembull dhe nuk perben keshillim te personalizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu