Cilët çelësa i ka dhënë Alimi? Disa argumente per gjykatësen Kacarska

Nga Arben Zeqiri

Cilët çelësa i ka dhënë Alimi?
Disa argumente per gjykatësen Kacarska
Si gjykatëse ajo duhet të jetë e drejtë deri në fund dhe deri në fund ta thotë të vërtetën, kur ka thënë veç se Alimi i paska dhënë çelësat. Nëse mendon për këtë video dhe nëse ky është Feta Alimi, atëherë në video duket se ai nuk i jep çelësat e derës kryesore dhe duket qartë se deri atëherë dera veçmë ka qenë e hapur. Derën krysore e ka hapur Kërso Mukoski, nëpër atë derë ka hyrë dhunuesit dhe sikur të mos hapej nuk do të ndodhte 27 Prilli. Mukoski i cili e ka hapur derën kryesore është amnestuar, ndërsa me 7 vite burg është dënuar Feta Alimi i cili ka mundur ti jep vetëm çelësat e kabitetit të Veljanovskit ose të dyerve të koridorit.

Nëse i ka dhënë çelësat e kabinetit të Veljanovskit atje ska pasur as dëm e as Veljanovski nuk është sulmuar. Nëse i ka dhënë çelësat e dyerve të koridorit, ata kanë qenë me qelq dhe lehtë të thyeshme, që rrezulton se ai nuk ka ka krijuar kushte për të shkaktuar ndonjë dëm ose rrezik. Dhe në fund a keni hetuar se kujt ja ka dhënë çelësat dhe nëse ato i kanë kërkuar ata deputetë ose shefat e tij, apo ata kanë qenë diktatorë, rregjim, mos ka pasur zgjidhje Alimi? Nëse ata kanë qenë të dhunshëm ndaj LSDM-së, gazetatëve, Kuvendit, si ka mundur që Alimi tu rrezistoj? Pse nuk i gjykoni të gjithë policët që nuk kanë reaguar ose ata që kanë marrë urdhër të mos reagojnë. A nuk është njejtë? Si mund që ata të kenë qenë viktima të diktatit, ndërsa nga Alimi të kërkohet përgjegjësi edhe atë me 7 vite burg?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu