Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka qujatuar të neveritshme deklaratat fyese të Vulinit për Vjosa Osmanin.
Çitaku i ka cilësuar këto deklarata “të neveritshme”, pasi Vulin përdori fjalë fyese për përshkrimin fizik të presidentes.
“Krejtësisht e neveritshme”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
“Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, ka thënë Vulin.
Vulin vazhdoi me ofendime të presidentes kosovare Osmani-Sadriu duke thënë se “të besosh në rrenat e Osmanit për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është sikur të besonit që shqiptarët e Kosovës që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlera të krishtera dhe europiane” tha Vulin duke përdorë retorikën ekstremiste të krishtere.









