Çka do të ndodhë me Teuta Arifin, pse rrezikon të bie nga lista e kandidatëve për Tetovën?!

BDI po shqyron strategjinë për zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Tetovë.

Në kuadër të kësaj analize po shqyrtohen edhe kandidaturat e mundshme, ndërsa kryetarja aktuale e Tetovës Teuta Arifi gati është të bie nga lista e kandidatëve, për shkak të vlerësimeve negative. Kjo bëhet e ditur për INA nga burime pranë selisë në Reçicë të Vogël.

Mosrealizimi i ujësjellësit, bërlloqet, infrastruktura dhe pasojat nga vërshimet janë disa nga problemet që ende nuk janë zgjidhur, edhe pse për disa herë ishin premtuar zgjidhje.

Nga ana tjetër, janë disa kandidatë për kolltukun e komunës më të madhe shqiptare, derisa nga kjo parti nuk bëjnë të ditur emra.

“Jemi në shqyrtim të kandidaturave, sepse ka konkurrencë të fortë dhe kandidatura të mirëfillta që gëzojnë respekt dhe autoritet”, theksuan për INA, nga burime partiake të BDI-së. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu