Çka po ndodhë me rastin e El Chekës, ja detajet e fundit

Seanca gjyqësore e caktuar për sot kundër Sheqerim Ahmetit – El Chekës në Gjykatën Themelore të Kërçovës është shtyer.

E shkak për këtë ishte preteksti i palës mbrojtëse pasi ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses së rastit, Biljana Kizevska.

Data për seancën e radhës nuk është vendosur ende, por do të kumtohet më tej në faqen online të gjykatës.

Procesi kundër El Chekës është në fazat përmbyllëse.

El Cheka, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, po gjykohet në mungesë.

Ai akuzohet se ka postuar në internet biseda të përgjuara nga ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Bashkimit Demokratik për Integrim, por jo vetëm.

Pak para pak se të fillonte seanca e sotme gjyqësore dhjetëra protestues u mblodhën para gjykatës në mbështetje të tij.

Përkrahësit e tij mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Mos i dënoni denoncuesit e krimit”!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu