Çmenden serbët, në Eurovision shfaqet flamuri i Kosovës pas performancës së Serbisë

Në garë kanë qenë 18 shtete, në mesin e tyre edhe përfaqesuesë nga Serbia, Sanja Ilić dhe Balkanika.

Në momentin e përfundimit të këngës së tyre, kamera është fokusuar tek publiku në sallë siç ndodh zakonisht pas përfundimit të çdo kënge.

Por në rastin e Serbisë, në vend të flamurit serb, fansat e Eurovisionit, kanë shfaqur flamurin e Kosovës.

Kjo menjëherë ka ngjallur reagime të serbëve në rrjetet sociale, ku e kanë cilësuar këtë si provokim nga ana e Eurovisionit, pasi sipas tyre shfaqja e flamurit të Kosovës pas përformancës serbe ishte e çëllimshme.

Gjithsesi, flamuri i Kosovës në Eurovision është duke u valvitur që nga nata e parë e 8 majit, pasi në Lisbon gjenden edhe grupi promovues i Kosovës “Eurovision Kosovo”, të cilët po lobojnë tash e një kohë që edhe Kosova ta ketë përfaqesuesin e saj në këtë garë./Magazina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu