‘Çmendet’ 20-vjeçari, përndjek dhe godet me grushte ish-të dashurën në plazhin e Velipojës

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar pasi ka dhunuar ish-të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të plazhit në Velipojë, ku i riu me iniciale S.P., banues në Shkodër ka përndjekur dhe më pas ka goditur me grushte ish-të dashurën e tij, shtetasen me iniciale S.Y., 21 vjeçe, shkruajnë mediat shqiptare.

Dyshohet se dy të rinjtë ishin ndarë prej pak kohësh por 20-vjeçari nuk e pranonte ende këtë fakt.

Policia e ka arrestuar në flagrancë dhe ka marrë në pyetje vajzën që ka treguar gjithë ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu