Prej disa kohësh, aktori i humorit Besart Kallaku ka treguar se ka një marrëdhënie mjaft të afërt me presidentin e republikës Ilir Meta, i cili ishte dhe një nga të ftuarit e nderit në dasmën e tij me Xhensila Myrtezajn.
Madje aq të afërt janë Besi dhe Meta, sa aktori i njohur ka guxuar t’i bëjë një propozim që ka shkaktuar të qeshura të shumta mes ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
“Meqë vendi i Zonjës së Parë është akoma vakant, a mund ta zërë Ija ime me part time?”-ka shkruar me humor Kallaku, në postimin ku ai shihet pranë Metës në presidencë. Presidenti dhe aktori i njohur së fundmi janë bërë bashkë për një nismë në ndihmë të fëmijëve jetimë.“Meqë vendi i Zonjës së Parë është akoma vakant, a mund ta zërë Ija ime me part time?”-ka shkruar me humor Kallaku, në postimin ku ai shihet pranë Metës në presidencë. Presidenti dhe aktori i njohur së fundmi janë bërë bashkë për një nismë në ndihmë të fëmijëve jetimë.











