Çmendet Monaco, bën një ofertë faraonike për Shaqirin

Me më pak se një ditë që mbetet në afatin kalimtar të Premier League, a do ta shes Liverpooli Xherdan Shaqirin? Blick, gazeta kryesore zvicerane, ka raportuar të mërkuren se Monaco ka bërë një ofertë në ditët e fundit për të nënshkruar me Shaqirin.

Siç konfirmohet nga reporteri Andreas Böni, Monaco i ka ofruar Shaqirit 12 milion euro në sezon për të luajtur në Ligue 1. Gjithashtu raportohet se Monaco janë të gatshëm të bien dakord për një marrëveshje katërvjeçare me 27-vjeçarin, deri në vitin 2023.

Blick pretendon se Liverpool do të ishte i hapur për të shitur Shaqirin, për të cilin kërkojnë 36 milionë euro. Për më tepër, Blick gjithashtu pretendon se Liverpool do të konsideronte poashtu edhe huazimin e Shaqirit.

Vlen të theksohet se në Monaco lojtarët nuk paguajnë taksa. Në Angli, Shaqiri fiton rreth 8 milionë euro bruto (4 milionë neto).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu