Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare bie në nivelin më të ulët që nga shkurti i këtij viti

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm në tregjet botërore javën e kaluar, duke shënuar rënien m[ të madhe që nga shkurti i këtij viti. E gjithë kjo vjen nën presionin e shqetësimeve se recesioni në ekonominë globale mund të çojë në rënie të kërkesës për produktet energjetike.

Çmimi për fuçi naftë në tregun e Londrës javën e kaluar u dobësua me 8.7 për qind, respektivisht ra në 94.92 dollarë, ndërsa në tregun amerikan çmimi i fuçisë u ul me 9.7 për qind në 89.01 dollarë.

Çmimi i naftës pasoi rënien në korrik, ku fuçia e naftës ra me rreth 4 për qind në tregun e Londrës dhe gati 7 për qind në tregun amerikan.

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare tashmë është në nivelin më të ulët që nga shkurti i këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu