Sipas hulumtimit të fundit të publikuar në British Journal of Nutrition, rezulton se të hahet 100 gr çokollatë çdo ditë mund të jetë mirë për shëndetin tuaj.
Lajmi i mirë nuk ka të ndalur, adhuruesit e çokollatës në kërkimet e fundit të botuara në revistë, sugjerojnë se një çokollatë e tërë, kontribuon edhe më shumë në funksionin kognitiv të trurit duke përfshirë këtu edhe kujtesën.
Por kjo nuk është e gjitha, shkencëtarët tashmë kanë goditur!
Ata janë duke punuar shumë që të arrijnë që çokollatën, si një gjë tejet e shëndetshme për njeriun, të kthejnë atë në një pilulë kakaoje.
Kjo pasi hulumtimi i vitit të kaluar ka rezultuar që e mira e çokollatës është se lufton sëmundjet kardiovaskulare duke përfshirë këtu edhe sulmet në zemër.
Prandaj adhurues të çokollatës së zezë, ky është një lajm i gëzueshëm, e gjithë bota do të ketë pranë çokollatën, pasi shkenca ka vendosur me planin gjenial, të krijojë pilulë nga çokollata e cila do të quhet Choc, e që nuk do të jetë asgjë me efekte anësore pasi do të jetë pa yndyrë dhe sheqer./inoshqip.com