Condé Nast Traveller: Shqipëria ndër 25 vendet botërore për turizëm

Shqipëria vazhdon të mbetet një vend turistik i preferuar për turistët e huaj si edhe vijon të renditet nga mediet e huaja ndër vendet që nuk duhen humbur për t’u vizituar.

“Mund të mos jetë ende ‘Kroacia e re’, por edhe kjo është pjesë e qasjes, pasi kjo perlë ballkanike deri tani ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes”, shkruan ”Condé Nast Traveller”.

Revista prestigjioze e rendit Shqipërinë mes 25 destinacioneve kryesore të botës për turizmin, ku përfshihen mes të tjerash edhe Stambolli, Buenos Airesi, San Franciskoja, Polinezia Franceze, Japonia, Lisbona, Ibiza, Nju Jork, Siçilia, Korfuzi, Santorini, Budapesti dhe Barcelona, transmeton Lapsi.al.

Si një destinacion turistik i njohur nga shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu