Conte: Falenderoj tifozët që thërrasin emrin tim në kor, Lucas? Pres gola të tjerë

Tottenham i Antonio Conte mori sot fitoren e tretë radhasi në Premier League, kundër skuadrës së Norëich.

Spursat” arritën të fitonin me rezultatin e pastër 3-0 ndaj skuadrës ku aktivizohet edhe lojtari i përfaqësueses se Kosovës, Milot Rashica.

Pas kësaj fitoreje Conte është shprehur shumë i lumtur për fitoren, por gjithashtu tekniku italian falënderoi edhe tifozët të cilët kanë filluar të këndojnë edhe kore për të.

Sapo kam ardhur këtu, kemi vetëm një muaj që punojmë së bashku dhe dua të falënderoj të gjithë tifozët që thërrasin emrin tim në kor.Jam shumë i lumtur dhe i mbushur me entuziazëm, ndjej përgjegjësi të madhe kundrejt tifozëve. Ata kanë besim të madh te puna ime”.

Lucas? Ai realizoi një gol fantastik, por e ka cilësinë për të shënuar më shumë dhe për të luajtur edhe më mirë. Pres të shijoj gola të tjerë si ky i sotmi nga Lucas.Më vjen keq për dëmtimin e Reguilon, por bisedova me të dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë”, theksoi Conte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu