Conte zëvendësuesi i Solskjaer? Italiani drejt Premier League

Antonio Conte po përflitet çdo ditë e më shumë, si një zëvendësues i mundshëm i Ole Gunnar Solskjaer. Skuadra e Manchester United ka pasur rezultate negative në tri ndeshjet e fundit në Premier League.

Rezultate që mund të qojnë në largimin e trajnerit aktual të United, sepse në 3 vite në drejtim të “Djajve të Kuq” nuk ka arritur të sjellë asnjë trofe në “Old Trafford”.

Puna e Contes flet vetë. Një trajner kampion në Premier League, i cili udhëhoqi Chelsea drejt fitimit të kampionatit në vitin 2017, dhe për këtë drejtuesit e United e shikojnë të duhurin për stolin e skuadrës së tyre duke ditur që trajneri italian e njeh shumë mirë kampionatin anglez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu