Ç’përmban dërgesa e re amerikane për Ukrainën

Pentagoni njoftoi se po dërgon 820 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë raketa, predha dhe radarë kundërajror.

Sipas deklaratës, SHBA-ja po dërgon në Ukrainë dy sisteme raketash tokë-ajër NASAMS, katër radarë të tjerë, raketa për lëshuesit e shumëfishtë HIMARS si dhe 150,000 predha artilerie 155 mm.

Kjo paketë e re ndihme u njoftua nga presidenti amerikan Joe Biden të enjten, pas samitit të NATO-s në Madrid, në qendër të të cilit ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Sistemet kundërajrore NASAMS mund të lëshojnë raketa tokë-ajër me rreze të shkurtër dhe të mesme. Ato janë prodhuar nga Raytheon amerikan dhe grupi norvegjez Kongsberg.

Me këtë dërgesë të re nga rezervat ekzistuese ushtarake amerikane, SHBA i ka ofruar Ukrainës 6.9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu