Autoritetet turke arrestuan më shumë se 100 persona që morën pjesë në demonstratat anti-NATO të organizuara nga Partia Komuniste e Turqisë (TPK) sot, përpara samitit të liderëve të NATO-s të planifikuar për 7-8 korrik në Ankara.
Turqia do të presë udhëheqësit e 32 aleatëve të NATO-s në Ankara të martën dhe të mërkurën, si dhe zyrtarë nga vendet partnere, raportoi Reuters.
Autoritetet kanë shtrënguar masat e sigurisë në të gjithë Ankaranë në pritje të samitit, duke ndaluar demonstratat, duke ngritur barrikada dhe duke mbyllur rrugët në shumë pjesë të qytetit.
TKP tha se kishte organizuar një demonstratë në qendër të Ankarasë, duke shtuar se më shumë se 100 anëtarë të partisë, përfshirë zyrtarë, ishin ndaluar.
Qindra njerëz marshuan në një tjetër demonstratë të TKP-së në Stamboll, dhe dy tubime të tjera të organizuara nga grupe të majta u mbajtën gjithashtu në qytet. Pavarësisht një pranie të madhe policore, nuk u raportuan përleshje në Stamboll.










