Curry fantastik në ndeshjen e dytë, Warriors barazojnë gjithçka ndaj Celtics

Është barazuar finalja e madhe e NBA mes Golden State Warriors dhe Boston Celtics në 1-1. Ka qenë një ndeshje fantastike në Chase Center të San Franciscos, ku Golden State Warriors kanë triumfuar me rezultat të thellë 107:88.

Në fakt dy çerekët e parë ishin shumë të barabartë (31:30 dhe 21:20), por në çerekun e tretë u bë dallimi i madh ku Warriors e fituan me 21 pikë diferencë 35:14. Steph Curry ka qenë fantastik në këtë duel me 29 pikë të shënuara, derisa shtoi edhe gjashtë kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë tek fituesit në këtë duel u vlerësua edhe Jordan Poole që shtoi 17 pikë. Jayson Tatum ishte më i miri tek skuadra mysafire 28 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e tretë zhvillohet në TD Garden të Bostonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu