Dacic i inatosur zbulon planin e Serbisë për ndalimin e anëtarsimit të Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisëë, Ivica Dacic tha nga New Yorku se Serbia, do të luftojë deri në fund që Kosova të mos bëhet anëtare e Interpolit.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit për Kosovë, ku vlerësoi se ka shanse të mëdha për Serbinë që të fitojë në këtë luftë, transmeton gazetametro.net.

I pyetur se sa janë shanset që Kosova të pranohet në Interpol, Daçiç i tha RTS’së se është e vështirë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, sepse Beogradi “nuk përballet me Kosovën, por lobon tek vendet perëndimore”, duke zbuluar kështu edhe planin që kanë.

Ndërkohë, Kosova në OKB sonte mori edhe njëherë mbështetjen e SHBA’ve.

Përfaqësuesi i SHBA’së, Jonathan Cohen kërkoi nga shtetet anëtare të OKB’së, që Kosova të përkrahet në Inteprol, pasi i plotëson të gjitha kushtet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu