Daçiq: Pas Çekisë, presim që t’na kërkojë falje Britania, Franca dhe të gjitha shtetet që na sulmuan

Ivica Daçiq, kryetar i Kuvendit të Serbisë, ka thënë se kërkim-falja e presidentit çek Millosh Zeman për bombardimin e Serbisë më 1999 është një gjest për t’u përshëndetur.

Sipas Daçiqit, të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë në bombardim, duhet ta ndjekin shembullin e Zemanit.

Një kërkim-falje e tillë do të ishte nder të vinte nga të gjitha vendet që bombarduan. Ato duhet të vijnë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Britania e Madhe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Franca dhe të tjerët”, ka thënë Daçiq në TV Pink.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu