Daçiq thumbon: Ndryshimi i kufijve bëhet me marrëveshje, nëse ka marrëveshje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Thaçi ka plotësisht të drejtë kur thotë se Serbia nuk po i nënshtrohet asnjë presioni për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Duke folur rreth ndryshimit të kufijve, ai ka thënë se kjo nuk bëhet me forcë, por me marrëveshje, nëse do të ketë marrëveshje transmeton Gazeta Express.

“Ne e kemi bërë të qartë se Serbia nuk mund ta pranojë shpalljen e një anshme të pavarësisë së Republikës së Kosovës sepse është një akt kundër të drejtës ndërkombëtare. Nuk do ta njohim edhe përkundër presionit”, ka thënë Daciq në një konferencë për media, raporton Danas.

Shefi i diplomacisë ka folur edhe për çështjen e kompromisit si mënyrë për ta zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij një gjë e tillë nuk mund të arrihet derisa nuk ka progres ndërmjet dy vendeve.

Ndërkohë sa i përket ndryshimit të kufijve Daciq ka thënë se askush nuk do ta bëjë diçka të tillë me forcë.

“Nuk është në interes të askujt ndryshimi i kufijve me forcë, këtu do të ketë marrëveshje, ose nuk do të ketë” ka thënë ai.

Ai ka folur edhe rreth kundërshtimit të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për idenë e ndryshimit të kufijve.

“Gjermania dhe Britania e Madhe e kundërshtojnë ndryshimin e kufijve, dhe Serbia pajtohet me atë”, ka shtuar Daçiq.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarët, nëse Daciq është në dijeni për një takim të mundshëm të presidentit Thaçi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Neë York, ministri serb ka thënë se nuk e di nëse do të ndodh ai takim.

Ndërkohë ka thënë se Vuciq nuk do të shkojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu