Daçiqi thotë se vetëm Serbia kujdeset për dialogun me Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se nëse përmbushja e kritereve është kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, atëherë ku shtet do të ishte aty për kohë shumë të shkurt.

Por fatkeqësisht, kjo nuk është çështja, sepse zgjerimi i BE-së është çështje e një vendimi politik të vendeve anëtare”, ka thënë ai.

Daçiqi ka thënë për “New Europe”, se për çështjen e dialogut me Kosovën, është vetëm Serbia ajo e cila kujdeset për këtë proces.

“Njëri prej kapitujve negociues, i fundit i 35-ti, është kushti kryesor politik dhe ka të bëjë me Kosovën. Ndonjëherë duket se vetëm Serbia kujdeset për dialogun me Prishtinën dhe suksesin e tij”, ka deklaruar Daçiqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu