Dakordësia Vuçiç-Kurti, zyrtari amerikan: Kryeministri i Kosovës i tha “po” marrëveshjes që kishte arritur Thaçi

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar në Twitter pas lajmit se Kosova arriti marrëveshje me Serbinë për lëvizjen e lirshme të qytetarëve të dy vendeve në kufi.

Në postimin e tij në Twitter Grenell thotë se Albin Kurti i tha “po” marrëveshjes që ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë.

Ndërsa thekson se shpreson që Kurti të fillojë t’i zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme.

Albin Kurti ka rënë dakord për diçka që Hashim Thaçi ka rënë dakord vite më parë… Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe një herë pranohen – por kësaj radhe Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme”, shkruan Grenell në Twitter.

Lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi e bëri të ditur shefi I BE-së, Joseph Borrell, i cili njoftoi se Kosova dhe Serbia kanë zgjidhur mosmarrëveshjen për lëvizjen e qytetarëve të tyre përtej kufijve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu