Dalin dëshmitë, babai i monstrës që goditi Almir Aliun, në foto me kryetarin e LSDM-së Kumanovë

Katërvjeçari Almir Aliu nga Kumanova vite më parë u vra në mënyrë çnjerëzore nga ana e Boban Iliç, ndërsa kjo gjë është e dokumentuar edhe me video.

Gazetari, Arian Kerimi, para pak çastesh kishte publikuar një fotografi mbi të cilën shkruan: “A e keni të qartë? Babai i vrasësit, monstrumit dhe terorristit Boban Iliç”. Kështu, duke bërë të ditur se babai i Iliç është anëtar i LSDM-së së Zoran Zaevit.

Ndërkohë, gazetari Kerimi ka prezantuar edhe një fotografi të re, në të cilën shihet babai i vrasësit monstruoz, Boban Iliç, së bashku me kryetarin e komunës së Kumanovës nga radhët e LSDM-së, Maksim Dimitrievski, me komandantin e policisë, Stojançe Veliçkovski dhe me të tjerë pjesëtarë të MPB-së.

Këto fotografi kanë shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Ludhur me këtë rast ka reaguar edhe gazetari, Emad Mehmeti, i cili mes tjerash shkruan “A thua këto foto me figura të LSDM-së të jenë rastësi, sidmos kur dihet se lënda e Almirit u rikualifikua nga vrasje me “dashje” në vrasje “pa dashje”?! #DrejtësiPërAlmirin. Nuk duhet të ketë dallime në mbiemra sa i përket drejtësisë – nëse kemi synim #JetëPërTëGjithë!”

Aktivisti i shoqërisë civile, Arjanit Xhaferi, ka shkruar në ironi që Zaev duhet ta lirojë Iliçin nga burgu, dhe ta bëjë atë “këshilltar special për sigurinë e komunikacionit”./Almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu