Dalin detaje të reja: Kjo është sakrifica e Kurtit, ja cilën ministri ia jep shtesë LDK-së

Liderët e VV-së dhe LDK-së, Albin Kurti përkatësisht Isa Mustafa ka më shumë se dy orë e gjysmë që kanë hyrë në takim. Ky takim po shihet si mundësia e fundit që këto dy parti të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Para takimit, lideri i VV-së, Albin Kurti është shprehur optimist se marrëveshja do të arrihet sot, më shumë se tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.Burime të medias brenda dy partive thonë se marrëveshje me gjasë do të arrihet sonte.Për këtë, tashmë edhe aktivistë të VV-së kanë filluar të postojnë në rrjetet sociale që marrëveshja është kryer. Mbetet të shihet edhe zyrtarisht se si do të përfundojë ky takim i shumëpritur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu