Dalin detajet e marrëveshjes së Chelseat me Interin për Casadei

Sky Sport Italia raporton se ylli i Interit, Cesare Casadei do të fluturojë për në Angli nesër (e mërkure) për të përfunduar një transferim prej 20 milionë euro te Chelsea.

Reprezentuesi i Italisë U19 është në prag të bashkimit me gjigantët e Ligës Premier me një marrëveshje të përhershme prej 15 milionë euro plus shtesa prej 5 milionë eurosh.

Sipas raportimit, mesfushori premtues pritet që nesër të niset drejt Anglisë dhe të enjten më 18 gusht do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Blutë.

Interi duhet të shesë disa nga asetet e tyre më të vlefshme për të balancuar llogaritë. Andrea Pinamonti i është bashkuar Sassuolos për rreth 20 milionë euro dhe Casadei tani është në prag të largimit nga gjigantët e Serisë A për një tarifë të ngjashme.

Interi nuk arriti një marrëveshje për të shitur Milan Skriniar te PSG, kështu që sllovaku tani pritet të mbetet në skuadër.

Edhe Chelsea thuhet se është i interesuar për Denzel Dumfries, por Simone Inzaghi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shohë asnjë prej yjeve të tij të largohet në dy javët e fundit të merkatos së verës. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu